USA shkenctarët e NASA-s janë mjaft të entuziazmuar nga zbulimi i mazheve të fundit nga planeti mars.

Disa pamje të marra së fundi dhe të publikuara në media tregojnë për praninë e ujit të rrjedhshëm në këtë planet, dhe ky është një tregues se në të ka jetë.

Sateliti Global Surveyer, ka dalluar disa ndryshime të dukshme në muret e kraterit të Marsit, të cilat janë shkaktuar nga rrjedhja e kohëve të fundit e ujit.

Një specialist i NASA-s shprehet se kjo zonë survejohet vazhdimisht dhe në të janë parë ndryshime, që tregojnë se të gjitha format e shkaktuara janë bërë nga uji.

Shkenctarët më parë kishin dalluar dy forma të tjera të ujit- akull në polet e Marsit dhe avuj uji në këtë planet, por rrjedhja e ujit është diçka thelbësore për të përcaktuar ekzistencën e jetës.

Më parë është sugjeruar se nëse gjendet vërtet ujë, atëherë ky fakt do të përdoret si një burim për misione të ardhshme eksploruese në këtë planet.

A rrjedh ujë në Mars? Këto foto të jashtëzakonshme tregojnë se po. Imazhet e nxjerra për herë të parë gjatë ditës së djeshme nga Agjencia Hapësinore e SHBA-së, NASA, janë bërë në fillim të vitit në përpjekjen për të zbërthyer sekretet e planetit të kuq.
Zbulimet
Ekspertët besojnë prej kohësh se uji mund të gjendet në Mars, i cili është subjekt i kushteve ekstreme të motit. Zbulimi i fundit mund të sigurojë prova jetësore, se në Mars ka pasur jetë dhe se është e mundur për njeriun që të zbarkojë në sipërfaqen e thatë dhe shkëmbore. Shkencëtarët e NASA-s kanë dokumentuar formimin e kratereve të rinj në sipërfaqen e planetit dhe kanë parë depozita të shndritshme e plot ngjyra në gryka që nuk ishin të pranishme në fotot e mëparshme. Ata arritën në përfundimin, se depozitat me siguri llucë, kripë dhe ngricë, u lanë atje kur uji ka rrëshqitur përmes kanaleve. Në një tjetër foto, një numër grykash në murin e një krateri mund të shihet fare qartë. Shkencëtarët besojnë se ato mund të jenë formuar gjatë historisë marciale së kohëve të vona, nga një erozion i shkaktuar nga uji i rrjedhshëm e i hollë. Fotot e fundit janë marrë në tetor nga një anije kozmike e komanduar në distancë, nga “Mars Global Surveyor”, i cili ka kamerën e orbitës së Marsit (MOC) dhe lundron rrotull në Mars, planeti i katërt në sistemin diellor. Në fillim të javës MOC mori foto të mjetit eksplorues të NASA-s mbi sipërfaqen e planetit.
E ardhmja
Vetëm muajin e fundit, kosmologu britanik, profesor Stephen Hawking, përkrahi misionet në planetët e tjerë. Ai parashikoi se racës njerëzore i duhet të udhëtojë përtej tokës për të siguruar mbijetesën, duke thënë se, “në sistemin diellor një tokë ka, prandaj duhet të udhëtojmë në një tjetër yll”. Ai shtoi se, Hëna mund të ketë një bazë të përhershme brenda 20 viteve, ndërsa Marsi një koloni brenda 40 viteve. Parashikimet e tij mund të bëhen realitet. NASA njoftoi dje, se do të rifillonte misionet në Hënë për herë të parë pas 30 viteve dhe po mendonte për një bazë në polin e jugut të satelitit.